Kalendari Kulturor i Prizrenit 2015

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren RrOK ka publikuar kalendarin kulturor të Prizrenit për vitin 2015. Kalendari Kulturor sikurse edhe vitin e kaluar, ka për qëllim përmirësimin e koordinimit mes aktorëve relevantë në nivelin lokal (shoqëria civile, komuniteti kulturor, qeveria lokale, biznesi, etj.) në sferën e turizmit kulturor, ngritjen e cilësisë organizative të aktiviteteve ekzistuese dhe inicimin e aktiviteteve të reja kulturore.

 

Ky kalendar përfshinë të gjitha ngjarjet kulturore që do të zhvillohen në qytetin e Prizrenit nga janari në dhjetor si: festivalet, panairet, aktivitetet e ndryshme ambientaliste, ato te folklorit etj. Kalendari Kulturor i Prizrenit për vitin 2015 numëron 35 ngjarje kulturore që organizohen si nga autoritetet publike ashtu edhe nga organizatat e kulturës së pavarur. Gjej kalendarin këtu .
 

Rrjetëzimi