Java europiane për reduktimin e mbeturinave
Në kuadër të Javës europiane për Reduktimin e Mbeturinave sot është mbajtur një aktivitet me nxënësit e shkollës fillore Loyola ku nxënësit përmes materialeve të riciklueshme kanë realizuar punime kreative. Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me mësimdhënësit e shkollës me të cilët është mbledhur material i riciklueshëm si: karton, qelq, letër, plastikë dhe materiale të tjera me të cilat nxënësit kanë punuar duke krijuar punime artistike.
Java europiane për Reduktimin e Mbeturinave është një iniciativë që synon të promovojë zbatimin e veprimeve ndërgjegjësuese për burimet e qëndrueshme dhe menaxhimin e mbeturinave. Gjatë kësaj jave në tërë Evropën të shumtë akterë mblidhen për të zbatuar veprime ndërgjegjësuese për reduktimin e mbeturinave, ripërdorimin e produkteve dhe riciklimin e materialeve.
Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).
Gjeni fotografitë e aktivitetit këtu.