Intervenimi artistik në Rahovec: “Të drejta të barabarta dhe gjithëpërfshirja”

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Shoqatën e Pavarur të Gruas “Hareja” në trafostacionin që gjendet në oborrin e shoqatës ka realizuar muralin me temën “Të drejta të barabarta dhe gjithëpërfshirja”.
Krahas muralit në oborrin e kësaj shoqate është intervenuar edhe me mbjellje dhe me luhatëse për fëmijë, duke e shndërruar atë në një hapësirë të shfrytëzueshme dhe atraktive për të gjithë.
Ky intervenim ka ardhur si rezultat i takimit të përbashkët që EC ka realizuar me përfaqësues të shoqatës, ku edhe është shprehur kërkesa për këto intervenime.
Përmes këtyre aktiviteteve EC synon që të theksoj rëndësinë e gjelbërimit në hapësira publike ashtu që këto hapësira të shfrytëzohen nga të gjitha grupet e komuniteteve.
EC do të vazhdoj mbajtjen e takimeve me grupet e komunitetit për të diskutuar për nevojat dhe shqetësimet e tyre, si dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit për realizimin e intervenimeve të tilla.
Intervenimi është ideuar e punuar nga Dea Shala, Era Gashi, Manushaqe Ibrahimi, Ndriçim Hakiu dhe fëmijë/anëtarë nga shoqata HAREJA, Rahovec nën mentorimin e artistes Fitore Isufi Shukriu – Koja.

Rrjetëzimi