Integriteti i monumenteve të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit nuk po respektohet në mënyrën e duhur
Integriteti i monumenteve të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit nuk po respektohet në mënyrën e duhur. Rasti i fundit është vërejtur në afërsi të Urës së Gurit.
EC Ma Ndryshe përkujton se aktivitetet që realizohen në këtë zonë të mbrojtur duhet të kenë parasysh edhe rëndësinë e monumenteve dhe në këtë aspekt është më se i nevojshëm edhe konsultimi me autoritetet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore. Njëherësh i bën thirrje organeve përgjegjëse që të ndërmarrin veprime konform ligjit për ruajtjen e integritetit të aseteve të trashëgimisë kulturore.