Institucionet të zbatojnë masa më efikase kundër ndotjes së ajrit
Institucione e organizata të ndryshme që veprojnë në Kosovë rishtazi kanë bërë thirrje për adresimin e problemit të ndotjes së ajrit, duke qenë se kjo sfidë mjedisore paraqet rrezik për shëndetin e popullatës.
Banka Botërore në një njoftim të saj ka pohuar se në shumicën e zonave në Kosovë nivelet e përllogaritura të koncentrimeve të PM2.5 janë dukshëm mbi vlerën udhëzuese të OBSH-së, ku viset urbane e tejkalojnë këtë vlerë një deri në katër herë. Sipas BB-së, në Kosovë, si në gjithë Ballkanin Perëndimor, sektori rezidencial është burimi më i madh i ekspozimit ndaj emetimeve të dëmshme PM2.5. Edhe emetimet në lidhje me transportin sipas BB-së paraqesin një burim të madh të ndotjes së ajrit, veçanërisht në viset urbane. Gjej komunikatën.