Institucionet po e stimulojnë degradimin
Institucionet përgjegjëse për ruajtjen e vlerave të Qendrës Historike të Prizrenit ende nuk e kanë krijuar një sistem të duhur të koordinimit ndërmjet tyre, ndërkohë që edhe organet e drejtësisë ende nuk po aplikojnë sanksione për shkeljet në këtë zonë të veçantë.
Monitorimi lidhur me veprimet e zinxhirit institucional, gjatë periudhës korrik-nëntor 2015 ka nxjerrë në pah mungesën e komunikimit të mirëfilltë institucional, gjë që ka pas ndikim negativ në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe parandalimin e degradimit në këtë qendër. Lexo komunikatën.