Institucionet pa asnjë veprim ligjor tri javë pas rrënimit të Hanit dhe Shtëpisë së familjes Mullafazliu

Tri javë pas rrënimit të Hanit dhe Shtëpisë së familjes Mullafazliu në Prizren - të cilat në Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, te shtojca mbi monumentet kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit figurojnë te objektet e banimit me numër rendor 13 – organet e ndjekjes ende nuk kanë iniciuar ndonjë procedurë hetimore, derisa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paralajmëruar se do të nis procedurat në përputhje me ligjin gjatë ditëve në vijim. Në anën tjetër Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Inspektorateve dhe ajo e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor kanë dhënë përgjigje kontradiktore sa i përket ekzistimin apo jo të lejes për rrënim.

Në njoftimin e marrë nga Prokuroria Themelore e Prizrenit thuhet se ky organ “ende nuk ka marrë asnjë paraqitje apo kallëzim penal, nga ana e ndonjë subjekti, mbi bazën e të cilit do të fillonte ndonjë procedurë hetimore!”.  Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi