Institucionet duhet të shqyrtojnë shqetësimin për dëmtimin e një pjese të Urës së Gurit
Anëtarja e Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit në rrjetet sociale publikisht ka ngritur shqetësimin për dëmtimin e një pjesë të Urës së Gurit, si pasojë e vendosjes së një instalacioni mbi këtë monument të trashëgimisë kulturore.
EC Ma Ndryshe konsideron se institucionet kompetente të trashëgimisë kulturore duhet ta shqyrtojnë me seriozitet këtë rast dhe të gjitha gjetjet t’i adresojnë në mënyrë ligjore sipas kompetencave të tyre, në mënyrë që të ruhet dhe mbrohet monumenti i Urës së Gurit.
EC përkujton se Ura e Gurit në Prizren është monument i mbrojtur me ligj, që prej vitit 1948, për shkak të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë.