Inaugurimi i info qendrës turistike

Sot u organizua ceremonia e inaugurimit zyrtar të info qendrës turistike dhe njëkohësisht është promovuar Katalogu i Rajonit Ekonomik Jug "Bukur dhe Gjelbër", 5 guida turistike me tematika te ndryshme dhe shërbimi i Ciceronëve elektronik. Të gjitha këto gjinden në Info Pikën Turistike

Të pranishëm në këtë inaugurim ishin përfaqësues të UNDP-së dhe të Ambasades së Finlandes në Prishtinë.

Kjo ceremoni është pjesë e projektit “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor”, përkrahur nga Ministria për Punë të Jashtme të Finlandës në kuadër të projektit “Ndihmë Tregtisë” implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbështesë përpjekjet për zhvillim ekonomik lokal dhe rajonal në Rajonin Ekonomik Jug duke strukturuar dhe pasuruar ofertën kulturore turistike të rajonit nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të reja dhe unike.

Rrjetëzimi