Inagurohet projekti mjedisor në IAAP “Lasgush Poradeci”
Eko klubi i shkollës së mesme “Lasgush Poradeci” në Kijevë ka realizuar projektin mjedisor. Me anë të këtij projekti nxënësit kanë rritur hapësirën e gjelbër në shkollën e tyre duke mbjellur drunjë dhe bimë shumëvjeçare, kanë vendosur ulse dhe kanë investuar në sisitemin e ujitjes për të rritur qëndrueshmërinë e investimit të realizuar.
Qëllim i këtij projekti përveç tjerash ishte edhe aktivizimi mjedisor i nxënësve, të cilët gjatë aktivitetit ndihmuan në procesin e mbjelljes së drunjëve dhe kanë pastruar hapësirën përreth shkollës, duke i bërë kështu të ndjehen përgjegjës për intervenimin e realizuar.
Projekti realizohet në kuadër të projektit "Ndikimi i Rinisë në Mjedis" - YENI të Caritas-it Zviceran dhe implementohet me mbështetje të OJQ “EC Ma Ndryshe”. Projekti përkrahet financiarisht nga Caritas-i Zviceran, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim, si dhe Komuna e Malishevës.