Hartimi i Rregullores mbi Pjesëmarrjen e Publikut në Planifikim Hapësinor

Bazuar në dispozitat e ligjeve në fuqi si dhe në orientimin strategjik të Komunës së Prizrenit, Kuvendi Komunal në partneritet me OJQ EC Ma Ndryshe ka iniciuar procesin për  hartimin e Rregullores mbi Pjesëmarrjen e Publikut në Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit, i cili më pastaj do të miratohet dhe zbatohet nga organet përkatëse komunale. Të hënën, më 5 tetor 2015, është mbajtur takimi i radhës i Komisionit për hartimin e kësaj rregulloreje. 

Pas takimeve të para të grupit punues, të përbërë nga anëtarë të Kuvendit të Komunës, zyrtarë të Ekzekutivit lokal, aktivistë nga EC Ma Ndryshe e KDI dhe profesionistë nga UN Habitati, është përpiluar drafti i parë i rregullores, i cili është i hapur edhe për komentet nga publiku, në mënyrë që më pastaj të përcillet te organet komunale për procedim të mëtutjeshëm sipas dispozitave ligjore. Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi