Hartimi i rregullores komunale për pjesëmarrjen publike në planifikim urban

Në bashkorganizim të Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe OJQ EC Ma Ndryshe, dje u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e rregullores komunale për pjesëmarrjen publike në planifikim urban. Në takim u vendos që drafti i parë i rregullores të hartohet deri në fillim të muajit tetor, me synimin që pas diskutimit publik, të vendoset në rendin e ditës së seancës së nëntorit të Kuvendit të Komunës. Pjesë e këtij Grupi Punues janë përfaqësues të Kuvendit të Komuës, drejtorive komunale, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare.
 

Rrjetëzimi