Harta e kaosit urban në lagjet "Tophane" dhe "Dardania" në Prishtinë

Për t’u vënë në pah parregullësitë urbane në veçanti si dhe për ta prezantuar kaosin urbanistik në qytetin e Prishtinës në përgjithësi, disa muaj më parë, EC Ma Ndryshe dizajnoi një metodologji hartëzimi të mjedisit të ndërtuar në Prishtinë, si pjesë e projektit  “Transparenca Online e Komunave të  Prizrenit, Mamushës dhe Prishtinës”.

Objektivë kryesore është skanimi i ndërtimeve në terren, dhe identifikimi e regjistrimi i shkeljeve ndërtimore, duke bërë publike për qytetarë por edhe për vetë komunën përmes paraqitjes së tyre në një hartë që është në dispozicion online. Mes tjerash, qëllimi i këtij evidentimi është që përmes bërjes publike të shkeljeve ndërtimore në qytetin e Prishtinës, të rritet niveli i transparencës së Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Lexo komunikatën dhe hartën mund ta gjeni në: https://mapsengine.google.com/map/viewer?hl=en&mid=zWJbDyoC9zAE.k0NDAQDGndZQ

Rrjetëzimi