Hapet ekspozita "A Balkan Tale" në Mamushë

 Sot në Qendrën e Kulturës në Mamushë, EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Komunën e Mamushës kanë hapur ekspozitën “A Balkan Tale”. Ekspozita në fjalë është pjesë e projektit rajonal me të njëjtin emër, që është financuar nga Komisioni Evropian. Në ekspozitë, përmes 50 fotografive nga pesë shtete të Ballkanit, të realizuara nga pesë fotografë, paraqiten objektet e trashëgimisë osmane në rajon. Fotografitë e ekspozuara janë një dokumentim i këtyre vlerave që kërkojnë vëmendje të shtuar ndaj parandalimit të degradimit të tyre dhe një thirrje për kujdes institucional dhe shoqëror. Ekspozita do të mbetet e hapur prej 12 deri 18 mars 2014.

Rrjetëzimi