Hapësira publike të sigurta dhe të përshtatshme për gratë dhe vajzat
EC ka realizuar punëtorinë “Hapësira publike të sigurta dhe të përshtatshme për gratë dhe vajzat’’ në kuadër të projektit “Rikthimi i qytetit - E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren”, përkrahur nga National Endowmnet for Democracy (NED). Kjo punëtori ka pasur për qëllim shqyrtimin e shqetësimeve të qytetarëve lidhur me hapësirën publike përballë Gjimnazit ‘’Remzi Ademaj’’. Banorët e lagjes dhe përfaqësuesit e institucioneve që veprojnë në afërsi kanë dhënë propozimet e tyre konkrete lidhur me ridizajnimin e hapësirës publike në fjalë, drejt arritjes së një hapësirë publike më të sigurtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Rezultatet e punëtorisë do të përfshihen në raportin vizionues, i cili ka për synim inicimin e intervenimeve konkrete në këtë zonë.