Hapësira publike të gjelbra për të gjithë

EC Ma Ndryshe ka realizuar aktivitetin për mbjelljen e fidanëve në sheshin “Vrapuesja e Prizrenit”.


Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e nivelit të gjelbërimit urban dhe krijimit të ambienteve sa më miqësore me natyrën.


Sipas një hulumtimi të realizuar nga EC Ma Ndryshe, në shtator të vitit 2020, 40% e banorëve të Prizrenit kanë deklaruar se kanë nevojë për hapësira publike të gjelbra. Bazuar në të gjeturat e hulumtimit dhe në bazë të vlerësimit se mbjellja e një fidani ka efekte pozitive për mjedisin dhe qeniet e gjalla, EC e ka parë të nevojshme realizimin e një aktiviteti të këtillë.


EC inkurajon qytetarët për mirëmbajtje dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj mjedisit jetësor.


Aktivitete të kësaj natyre, pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim e në hapësira të tjera publike.

Rrjetëzimi