Hapeni komunën për qytetarët

Mungesa e transparencës në qeverisje, mungesa e hapësirave të gjelbërta në qytet dhe zaptimi i paarsyeshëm i hapësirave publike shtynë EC Ma Ndryshe që të propozojë një vizion të ri për shfrytëzimin e hapësirës publike rreth ndërtesës së komunës së Prizrenit. Qëllimi i organizatës është që të nxisë diskutim mbi mënyrën e trajtimit të hapësirës publike në Prizren. EC Ma Ndryshe beson që qyteti ofron mundësi të shumta për të kthyer hapësirën publike në shërbim të qytetarit. Ky parim duhet të vlejë mbi të gjitha për hapësirat rreth ndërtesave të institucioneve, pasi që qytetari duhet të ketë edhe qasje fizike në punën e të zgjedhurve të tyre politikë. Përmes prezantimit vizuel, EC Ma Ndryshe ofron një vizion se si duhet rimenduar trajtimi i hapësirës publike, duke u fokusuar në ndërtesën e komunës së Prizrenit. Shiko skicën e Vizionit. Lexo komunikatën.


Rrjetëzimi