HAJDE! Përkrahja dhe Promovimi i Diversitetit Kulturor
EC Ma Ndryshe në kuadër të Projektit të përbashkët të BE / KE për Përkrahjen dhe Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë (PDKK), me datën 2 nëntor 2014 organizoi vizitën e pestë të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Kosovës në Klinë dhe Mitrovicë me nxënësit e shkollës fillore Abdyl Frashëri, Prizren.
Qëllimi i kësaj vizite është përfshirja e grupit të nxënësve të shkollave fillore të shoqëruar nga prindërit dhe mësuesit e tyre që të kenë qasje të barabartë në vendet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Kosovës. Në kuadër të vizitave do të organizohet edhe një sesion dialogu nga vizitat e realizuara në lidhje me trashëgiminë natyrore, kulturore dhe promovimin e diversitetit e dialogut ndërkulturor.