HAJDE n'Prizren e n'Mitrovicë

Në kuadër të Projektit të përbashkët të BE/KE për Përkrahje dhe Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë, më 7-8 dhjetor 2013, u organizuan dy vizita në monumentet kulturore dhe sajtet natyrore të Prizrenit dhe Mitrovicës. Pjesëmarrës ishin nxënësit e komunitetit boshnjak të shkollës fillore “Meto Bajraktari”, të fshatit Reçan, komuna e Prizrenit dhe nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri”, të fshatit Banjë të Malishevës. Në kuadër të vizitës u organizua edhe një sesion dialogu prej nga pjesëmarrësit shkëmbyen përvpjat dhe njohuritë e tyre në lidhje me trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Kosovës.

Rrjetëzimi