“Green Talk” me të rinjtë në Junik
![“Green Talk” me të rinjtë në Junik](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1697805216/images/20_10_2023_7610018_20_10_2023_9410575_1_smeiji.jpg)
![“Green Talk” me të rinjtë në Junik](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1697805218/images/20_10_2023_13882238_20_10_2023_3115784_2_vsooe8.jpg)
![“Green Talk” me të rinjtë në Junik](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1697805219/images/20_10_2023_1573976_20_10_2023_16258431_3_zahtff.jpg)
![“Green Talk” me të rinjtë në Junik](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1697805221/images/20_10_2023_365520_20_10_2023_19948751_4_om3n1l.jpg)
![“Green Talk” me të rinjtë në Junik](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1697805222/images/20_10_2023_8005921_20_10_2023_10990579_5_m7as96.jpg)
![“Green Talk” me të rinjtë në Junik](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1697805224/images/20_10_2023_16787002_20_10_2023_8164345_6_qhqhwm.jpg)
EC Ma Ndryshe ka realizuar debat të gjelbër me të rinjtë e Komunës së Junikut. Ky aktivitet synon nxitjen e të rinjve që shqetësimet e tyre në raport me mjedisin ti paraqesin para zyrtarëve përgjegjës dhe të kërkojnë zgjidhje për to.
Në këtë takim kanë marrë pjesë nxënësit e mësimdhënësit nga Gjimnazi “Kuvendi i Junikut” dhe ShFMU “Edmond Hoxhaj” të cilët kanë diskutuar me kryetarin e komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu dhe drejtorin për Shërbime Publike, Inspeksion, Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Demokrat Ganijaj.
Gjatë këtij debati u prezantua angazhimi, aktivitetet mjedisore dhe projektet që EC po realizon, e me të cilat promovohet mbrojtja e mjedisit, duke vazhduar më tutje me prezantimet e aktiviteteve mjedisore të realizuara nga ana e nxënësve përfaqësues të shkollave prezente.
Kryetari para të rinjëve prezantoi projektet e realizuara dhe planet për të ardhmen që prekin fushën e mjedisit, teksa nga të rinjtë u diskutuan shumë probleme mjedisore si: shpyllëzimi, menaxhimi i mbeturinave, gurëthyesit, ndotja e ajrit dhe ujit dhe mungesa inspektorëve në këtë komunë.