"Green Talk" me eko klubin në Mamushë

EC Ma Ndryshe ka realizuar debatin e gjelbër edhe me eko klubin e komunës së Mamushës. Qëllimi i aktivitetit ishte të inkurajojë të rinjtë të jenë më aktiv në mbrojtjen e mjedisit dhe t'i adresojnë kërkesat dhe shqetësimet e tyre para zyrtarëve përgjegjës.


Në debat morën pjesë Drejtori i Arsimit në komunën e Mamushës, z. Turker Mazrek, nënkryetari i komunës, z. Ramadan Zogaj dhe znj. Esra Osi nga Drejtoria e Urbanizmit në Mamushë të cilët shpalosën disa nga projektet mjedisore që janë duke u realizuar në këtë komunë.


Gjatë debatit, nxënësit e gjimnazit "Ataturk" prezantuan aktivitetet mjedisore që kanë zhvilluar gjatë projektit, duke vënë në dukje përpjekjet e tyre për të krijuar një mjedis më të pastër dhe për të rritur vetëdijen e bashkëmoshatarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Rrjetëzimi