“Green Talk” me Eko Klubet e Rahovecit

EC Ma Ndryshe vazhdoi serinë e debateve të gjelbra kësaj radhe me Eko Klubet në Komunën e Rahovecit. Qëllimi i aktivitetit ishte të inkurajojë të rinjtë të jenë më aktiv në mbrojtjen e mjedisit dhe t'i adresojnë kërkesat dhe shqetësimet e tyre para zyrtarëve përgjegjës.


Në këtë debat morën pjesë drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, z. Albnor Mullabazi, si dhe znj. Bijondina Rama, zyrtare për mjedisin të cilët u vendosën përballë përfaqësuesve (eko klubeve dhe mësimdhënësve) nga shkollat e mesme të larta "Ukshin Hoti" dhe "12 Maji”.


Takimi filloi me prezantimin e angazhimeve dhe aktiviteteve të projektit "Eko Shkolla" nga EC Ma Ndryshe, projekt ky i cili promovon ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Më pas, nxënësit përfaqësues nga shkollat pjesëmarrëse prezantuan projektet dhe aktivitetet e tyre mjedisore, duke ndarë përvojat dhe arritjet që kanë realizuar në shkollat dhe komunitetin e tyre.

Rrjetëzimi