“Green Talk” me Eko Klubet e Malishevës

EC Ma Ndryshe ka organizuar debatin e gjelbër me Eko Klubet në Komunën e Malishevës. Me anë të këtij aktiviteti EC, synon aktivizimin e të rinjve në mënyrë që ata të paraqesin kërkesat dhe shqetësimet para zyrtarëve përgjegjës.


Në këtë takim kanë marrë pjesë znj. Arbreshë Krasniqi, Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Malishevës si dhe nxënësit e mësimdhënësit nga shkollat e mesme të larta “Hamdi Berisha”, “Kujtim Krasniqi” dhe “Lasgush Poradeci”.


Në fillim EC-i prezantoi angazhimet dhe aktivitetet mjedisore të projektit “Eko Shkolla”, të cilat ndërgjegjësojnë dhe promovojnë mbrojtjen e mjedisit, duke vazhduar më tutje me prezantimet e aktiviteteve mjedisore të realizuara nga ana e nxënësve përfaqësues të shkollave pjesëmarrëse.

Rrjetëzimi