Gratë shprehin nevojat e tyre në raport me planifikimin urban

Sot, më 21.02.2014 u mbajt fokus grupi i parë i projektit për vitin 2014, me komunitetin e grave. Ky fokus grup filloi që nga ora 11:00, në Sallën e Konferencave në EC Ma Ndryshe dhe zgjati dy orë. Në fokus grupin  "QYTETI GJITHËPËRFSHIRËS - Gratë dhe planifikimi urban" u diskutuan kërkesat, nevojat dhe shqetësimet e grave në bazë të temave: Infrastruktura fizike, shërbimet publike (uji, ujërat e zeza, rryma, mbeturinat, transporti publik), punësimi dhe shëndetësia të cilat parashihen sipas projektit.

 

Pjesëmarrës në këtë fokus grup ishte komuniteti i grave (gra të punësuara), përfaqësues të OJQ-ve që merren me të drejtat e grave, përfaqësues të qeverisë lokale për çështje gjinore, ekspertë të çështjeve gjinore dhe urbanizmit dhe pjesëmarrës nga sektorët e tjerë. Në fokus grupin e parë diskutimi u orientua mbi problemet dhe nevojat e grave të punësuara në raport me shërbimet publike, infrastrukturën, punësimin, sigurinë publike dhe aspekte të tjera të planifikimit urban. Në fokus grupin e ardhshëm do të kalohet në fazën e vizionimit derisa të prodhohet raporti profesional me rekomandime konkrete për përfshirjen e të gjeturave në plane urbane të komunës së Prizrenit. Për këtë arsye, pjesëmarrja juaj në këtë fokus grup (si dhe atë të ardhshmen) është e një rëndësie të veçantë dhe mbi të gjitha i kontribuon identifikimit sa më real të nevojave të këtij komuniteti.


Rrjetëzimi