Gjykata me mjete të reja komunikimi me qytetarët

Gjykata Themelore e Prizrenit sot ka promovuar produktet e reja të cilat kanë për qëllim rritjen e transparencës dhe forcimin e komunikimit me qytetarët: Strategjia e Komunikimit e Gjykatës, fletushka “Si t’i qasemi gjykatës?” dhe video spoti “Gjykatë e hapur”. Strategjia e Komunikimit vë në zbatim planet konkrete për të nxitur transparencën, të krijoj një lidhje të fuqishme me qytetarët dhe të vë në përdorim mjetet dhe teknologjitë e reja për të forcuar lidhjen e gjykatës me qytetarët. Produkti i dytë që u promovua sot është fletushka “Si t’i qasemi gjykatës?”, që përmban inforamcione relevante për punën e gjykatës dhe të drejtat e qytetarëve. Së treti, gjykata ka prezantuar spotin e shkurtër televiziv, që ka përmbajtje informative për punën e gjykatës dhe to të transmetohet në televizionet lokale të Prizrenit, duke synuar edukimin e qytetarëve për të drejtat e tyre karshi gjykatës. 

 

Këto janë vetëm produktet e para të komunikimit të cilat gjykata i ka zhvilluar në bashkëpunim me organizatën EC Ma Ndryshe, si pjesë e projektit “Lidhja e komunitetit me shërbyesit e drejtësisë”, që përkrahet nga USAID dhe mbikëqyret nga ATRC. 

 

Shiko TV spotin. Shkarko Strategjinë e Komunikimit dhe fletushkën “Si t’i qasemi gjykatës?”

Rrjetëzimi