Gjakova: Çiklizëm, Publike, Rini

Tradicionalisht biçikleta ka qenë forma më praktike e lëvizjes urbane. Në kohërat moderne biçikleta mbetet një formë komunikimi i lirë urban, ekologjike dhe që kontribon në identitetin urban të një vendi. Prej rreth 41,000 banorëve në qytetin e Gjakovës, një pjesë e madhe me një gamë të gjerë të moshës e përdorin biçikletën si mjet kryesor të transportit të përditshëm. Topografia e përshtatshme dhe qasjet urbane në Gjakovë lejojnë që kjo formë e transportit të mbetet forma më praktike për qasje urbane çdo ditë.

Propozimi në vijim është intervenim urban i hapësirës përreth lumit Krena, duke integruar biçikletën si element shtytës dhe identifikues nëpër zonën përreth. Ky intervenim inkurajon përdorimin e përbashkët të infrastrukturës nga vozitësit e makinave dhe biçikletave, që përmirëson shfrytëzimin e rrugës në aspekt të funksionit si dhe të kompozicionit social.

Gjeni publikimin "Gjakova: Çiklizëm, Publike, Rini": https://bit.ly/2DuHOvD



 

Rrjetëzimi