Gara për llogo dizajn 2013
Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor (PDKK), ka përmbyllur garën për dizajn të logos, për nxënësit e shkollave fillore (paralelet e 3-ta, të 6-ta dhe të 9-ta) të cilët e kanë në planprogram lëndën Edukatë Qytetare dhe vijnë nga komunat e rajonit të: Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës dhe Prizrenit.
Qëllimi i kësaj gare ishte të krijojë një identitet vizuel për aktivitetet e Zhvillimit Ekonomik Lokal (ZHEL) në këto rajone. Logo e propozuar është rezultat i kreativitetit personal të nxënësit i cili ofron një mesazh të qartë të vlerës dhe potencialit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, duke reflektuar vlerat e komunitetit të rajonit përkatës.
EC Ma Ndryshe si implementuese e projektit Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor të rajonit të Prizrenit, ka bërë shpërndarjen e materialeve promovuese dhe kritereve nëpër të gjitha shkollat fillore të rajonit, prej nga ka mbledhur mbi 1400 vizatime. Gjatë takimeve të Grupeve Punuese Ndërkomunale dhe Rajonale është bërë përzgjedhja finale bazuar në dhjetë punimet anonime të cilat më pas komisioni përzgjedhës ka bërë vleresimin dhe selektimin e tre dizajneve më të mira.
Logot fituese në regjionin e Prizrenit janë:
1. Krenare Qatani, klasa 9, shkolla fillore Sadri Duhla, komuna e Suharekës
2. Egzona Ahmetaj, klasa 9, shkolla fillore Dëshmorët e Kabashit, komuna e Prizrenit
3. Artiola Skenderi, klasa 6, shkolla fillore Sezai Surroi, komuna e Dragashit
Tre vizatimet më të mira për çdo rajon janë përzgjedhur dhe do të shpërblehen gjatë ceremonisë e cila do të organizohet në shkurt 2014.