Furnizimi i shkollës me enë laboratorike

Është furnizuar me enë laboratorike Shkolla e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Kjo iniciativë ka dal si ide nga Elmedina Ramadani, nxënëse e Shkollës së Aktivizmit dhe nxënëse e këtij Gjimnazi.

Duke qenë se kjo shkollë ka pasur mungesë të këtyre enëve, EC ka mundësuar furnizimin e laboratorit të kimisë me enë për kryerjen e eksperimenteve kimike. Stafi i shkollës kanë potencuar që ky intervenim do t’i ndihmojë shumë nxënësve të shkollës sepse mjetet që ka pasur shkolla tani janë jashtë përdorimit për shkak që gjenden për një kohë të gjatë dhe nuk janë funksionale.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.

Rrjetëzimi