Forumi i Trashëgimisë - Rajoni Jug
Në kuadër të Projektit të përbashkët të BE/KiE ''Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor'' (PDKK), 'Programi për Trashëgimi dhe Diversitet', është mbajtur Forumi i Trashëgimisë për Rajonin Jug. Forumi ka patur si objektiva kryesore prezentimin e 'Programit Trashëgimia dhe Diversiteti' (HDP), pasqyrimin e përgjithshëm të Planit të Trashëgimisë-Rajoni Jug si dhe plotësimin e sesionit 4 dhe 5 të Planit të Trashëgimisë.
Të pranishëm, pjesëmarrës në diskutime dhe në grupe punuese ishin përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, ekspertë dhe profesionistë të fushës së trashëgimisë, anëtarë të grupeve punuese të rajonit jug dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Plani i Trashëgimisë do të implementohet në kuadër të Programit Trashëgimi dhe Diversitet (HDP), me shtrirje në Komunën e Prizrenit, Dragashit, Rahovecit, Mamushës, Malishevës dhe Suharekës.