Forumi 5 i Shkollës për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet
Në qytetin e Prishtinës është mbajtur një tryezë informuese e "Shkollës për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet V" organizuar nga EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "AktRural (RuralAct) - aktivizmi i të rinjve në zonat rurale".
Para pjesëmarrësve është prezantuar një përmbledhje e iniciativave, disa prej të cilave tashmë veçse kanë filluar të realizohen. Për pjesëmarrësit e shkollës janë shpërndarë edhe certifikatat e pjesëmarrjes.
Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."