Formohet Komiteti për Mbikëqyrjen e Kartës së Qytetit

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, në seancën e rregullt të mbajtur të enjten, kanë miratuar me shumicë votash Komitetin për Kartën e Qytetit: “E Drejta mbi Qytetin e Prizrenit”.


Karta e Qytetit, si akt ka për qëllim që të promovojë dhe fuqizojë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, në kuadër të menaxhimit të përgjithshëm të qytetit. Karta në fjalë më shumë ka kuptimin e një deklarate të parimeve, që shërben si mjet për reformimin urban, duke përqafuar praktikat e qeverisjes së mirë dhe të gjithëpërfshirjes, si dhe aktivizmin qytetar.


Karta e Qytetit “E Drejta mbi Qytetin e Prizrenit” bazohet në këto vlera dhe parime: dinjiteti i qytetarëve, liria, barazia dhe mos-diskriminimi, pjesëmarrja e qytetarëve dhe gjithëpërfshirja në politikat publike të Komunës, qëndrueshmëria sociale dhe mjedisore si dhe bashkëpunimi dhe solidariteti mes qytetarëve, i Komunës me qytetarët dhe anasjelltas.


Karta e Qytetit: https://ecmandryshe.org/.../180905085117_KARTA_E_QYTETIT.pdf

Rrjetëzimi