Fillon trajnimi pesë ditorë për pjesëmarrësit e Garës së Videove me Smartphone

Ka filluar trajnimi pesë ditorë për pjesëmarrësit e Garës së Videove me Smartphone. Aplikantët e përzgjedhur nga gara janë duke u informuar lidhur me teknikat e xhirimeve dhe realizimit të video-dokumentarëve të shkurtër, për të vazhduar më pas me procesin e realizimit të dokumentarëve të tyre. Të rinjtë paraprakisht kanë aplikuar me idetë e tyre për video të shkurtra, për të dokumentuar diskriminimin me të cilin ballafaqohen në gëzimin e të drejtave të tyre në raport me qytetin.

Gara e videove me telefona të mençur është duke u organizuar në kuadër të projektit ‘’Rikthimi i Qytetit’’, mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED). Videot e finalizuara do të shpërndahen përmes kanaleve të mediave sociale, ndërsa video më e mirë do të shpërblehet.

Rrjetëzimi