FILLON TRAJNIMI I DYTË PËR PUNIMIN E VESHJEVE TRADICIONALE “DOLLAMAVE“

EC po vazhdon organizimin e trajnimit për punimin e veshjeve tradicionale “dollamave“. Trajnimi ka për qëllim aftësimin e grave dhe vajzave nga rajoni i Prizrenit për qepjen e veshjeve tradicionale për nuse të punuara me dorë që të rrisë mundësitë e tyre për punë në të ardhmen.


Trajnimi do të zgjasë 4 muaj dhe pjesëmarrëset do të mësojnë zejen tradicionale nga profesionistët me përvojë të gjerë në këtë fushë.


Projektet e tilla janë vazhdimësi e përpjekjeve të EC Ma Ndryshe në mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe kanë për qëllim që të kontribuojë në ruajtjen e zejeve përmes promovimit dhe transferimit të njohurive te brezat e ri.

Rrjetëzimi