"Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"
!["Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607341327/images/04_12_2020_19488284_1_it4orr.jpg)
!["Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607341330/images/04_12_2020_12710263_2_a13jya.jpg)
!["Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607341332/images/04_12_2020_5835154_3_biyobn.jpg)
!["Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607341335/images/04_12_2020_14445276_4_qhu7sa.jpg)
!["Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607341337/images/04_12_2020_17142443_5_erhwb1.jpg)
!["Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607341339/images/04_12_2020_19902297_6_p93geu.jpg)
!["Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607341341/images/04_12_2020_12243644_7_bzpqfb.jpg)
!["Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607341343/images/04_12_2020_16984272_8_zipttx.jpg)
!["Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607341345/images/04_12_2020_18428810_9_zxr9ht.jpg)
!["Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607341347/images/04_12_2020_5001921_10_dhhir0.jpg)
!["Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607341349/images/04_12_2020_14686789_11_vlm9te.jpg)
!["Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607341352/images/04_12_2020_19860140_12_v495nb.jpg)
!["Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren"](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1607341354/images/04_12_2020_1771949_13_lp9ewi.jpg)
Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e parkut të ri në lagjen Lakuriq në Prizren. Në këtë ceremoni, lidhur me projektin kanë folur kryetari i Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, drejtor i DSHP z. Osman Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv i organizatës EC Ma Ndryshe z.Valon Xhabali.
Projekti i parkut Lakuriq është hartuar nga EC Ma Ndryshe dhe bashkëfinacohet nga Komuna e Prizrenit dhe EC Ma Ndryshe, gjegjësisht UN-HABITAT. Në kuadër të parkut parashihet ndërtimi i fushës së basketbollit dhe futbollit të vogël, shtigje për ecje, lojëra për fëmijë, ulëse të formave të ndryshme, rregullim të peizazhit (përfshi mbjelljen e drunjëve dhe mbjelljen e barit), ndriçim publik dhe shtylla anti-parking rreth e përqark parkut.
Ky projekt është njëri prej rezultateve që rrjedh nga procesi i gjatë gjithëpërfshirës që ka filluar vitin e kaluar. Projekti ka përfshirë hartimin dhe dizajnin e 6 hapësirave publike në lagjet Lakuriq, Bazhdarhane, Dardania dhe Ortakoll ku është aplikuar metodologjia e EC-it për planifikim urban me pjesëmarrje (hartim nga ana e komunitetit) bashkë me metodologjinë ndërkombëtarisht të njohur MineCraft/Bllok pas Blloku. Gjatë procesit janë ftuar të gjithë banorët e lagjeve përkatëse dhe janë mbajtur takime, konsultime, punëtori e prezantime ku bashkërisht janë identifikuar problemet në hapësirat publike të përzgjedhura e më pas janë ofruar zgjidhje dhe dizajn urban për ndërtim dhe përmirësim të këtyre hapësirave.
Projekti pos gjithpërfshirjes ka përfunduar edhe dizajnin dhe planin zbatues detaj për të gjithat hapësirat e lartpërmendura dhe është marrë pëlqimi edhe nga banorët e lagjes rreth investimeve në këto hapësira. Pas dakordimit të përbashkët mes dy palëve zbatuese të projektit, EC Ma Ndryshe do të investojë në hapësirat e identifikuara në lagjen Lakuriq përderisa Komuna e Prizrenit është zotuar se do të investojë në hapësirat e identifikuara në lagjen Dardania, Bazhdarhane dhe Ortakoll.
Ky projekt është pjesë e projektit “HAPËSIRAT re-PUBLIKE (rePUBLIC SPACES)” objektivi i përgjithshëm i së cilit është promovimi i hapësirave publike të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të qasshme në Prizren nëpërmjet dialogut të politikave, projekteve të hartuara dhe të demonstruara nga komuniteti, të cilat synojnë përmirësimin e jetesës së banorëve dhe komuniteteve të pa favorizuara.