Fillimi i peticionit për liberalizimin e vizave

Sot, me datë 14.07.2015 fillon nënshkrimi i peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

 

Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe organizatat partnere  të kësaj fushate ditët e para do të jenë me nga dy pika të vendosjes për mbledhje të nëshkrimeve në secilën nga shtatë komunat e mëdha. Komuna e Prizrenit do t’i ketë dy pika të vendosjes, një në Shatërvan dhe  një në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit . Ndërsa, ditëve në vijim do të jenë në komunat përreth. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi