Electionville – në lojë për demokracinë dhe qeverisjen lokale

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë në Prishtinë ka prezantuar për herë të parë në Kosovë lojën “Electionville”. Kjo lojë, si mjet argëtues dhe edukativ, shërben për të eksploruar konceptet themelore të proceseve demokratike në nivelin e pushtetit lokal.


“Electionville” u realizua në ndërtesën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, së bashku me anëtarët e Kuvendit të të Rinjve të qytetit të Prizrenit, të cilët përmes kësaj loje patën mundësinë të bëhen menaxherët e qytetit si dhe të veprojnë në rolin e anëtarëve të Kuvendit të Komunës, duke përfaqësuar partitë e tyre imagjinare.


Përveç stafit të EC-it dhe anëtarëve të Kuvendit të të Rinjve, gjatë lojës kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Ambasada e Suedisë në Kosovë.
Ky aktivitet është realizuar nga EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë në Kosovë, dhe është mbështetur financiarisht nga Instituti Suedez (SI).

Rrjetëzimi