Ekzekutivi i Prizrenit miraton dhjetëra konkluzione
EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e komunës së Prizrenit" këtë javë ka marrë pjesë në mbledhjen e ekzekutivit të Prizrenit, i cili takim u mbajt nën drejtimin e nënkryetarit Lulzim Kabashi, ku u miratuan një varg konkluzionesh.
Në këtë takim ekzekutivi lokal i ka dhënë dritën e gjelbërt të gjitha propozimeve të Drejtorisë së Arsimit, si: shpalljen e tenderëve për hartimin e projekteve dhe ndërtimin e objekteve të reja të këtyre shkollave fillore të mesme të ulta: Dy dëshmorët në Piranë me 14 dhoma mësimi, Zef Lush Marku në Velezhë me 9 dhoma mësimi, Ekrem Rexha në Gënçare me 9 dhoma mësimi, sikurse shpalljen e tenderit për hartimin e projektit dhe ndërtimit të sallës së edukatës fizike të SHFMU Haziz Tola në Prizren, që kap vlerën rreth 750.000 euro. Lexo njoftimin