Eko Shkolla
EC ka zhvilluar një metodologji alternative për edukim dhe aktivizëm mjedisor të të rinjve dhe promovim të efiçiencës energjetike. Projekti ynë “Eco School” do të përkrahet financiarisht nga Skema për Shoqëri Civile e Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Drejtori ynë ekzekutiv Edon Mullafetahu në emër të EC-it ka nënshkruar marrëveshjen e grantit që do të përkrahë shkollat e Prizrenit për zhvillimin e programeve mjedisore.