Eko Klubi “Atatürk” realizon projektin mjedisor

EC Ma Ndryshe ka përuruar projektin mjedisor të rradhës në shkollën e mesme të lartë “Atatürk”. Me anë të këtij projekti Eko Klubi ka rritur hapësirën e gjelbër në oborrin dhe hapësirat e brendshme të shkollës, duke e shndërruar kështu atë në një ambient rekreativ që do të shfrytëzohet nga të gjithë nxënësit.


Me anë të këtij projekti në këtë shkolle janë mbjellur drunjë dhe bimë shumë vjeçare, janë vendosur ulëse dhe shporta për ndarjen e mbeturinave, teksa hapësira e brendshme e saj është zbukuruar me lule shumëvjeçare.


Projekti realizohet në kuadër të projektit "Ndikimi i Rinisë në Mjedis" - YENI të Caritas-it Zviceran dhe implementohet me mbështetje të OJQ “EC Ma Ndryshe”. Projekti përkrahet financiarisht nga Caritas-i Zviceran, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim, si dhe Komuna e Mamushës.

Rrjetëzimi