Eko klubet vizitojnë qendrat për riciklimin e plastikës dhe xhamit

EC Ma Ndryshe ka organizuar vizita studimore në qendrat e riciklimit të plastikës në Prizren dhe xhamit në Gjakovë, me anëtarët e Eko klubeve të shkollave të mesme të Rajonit të Jugut.


Gjatë këtyre vizitave, nxënësit u njoftuan me menaxhimin dhe proceset e riciklimit, si dhe kapacitetin e këtyre qendrave. Ata patën mundësinë të shohin nga afër teknologjitë e përdorura për trajtimin e mbetjeve dhe kuptuan rëndësinë e riciklimit në reduktimin e ndotjes mjedisore.


Qëllimi i këtyre vizitave ishte të edukohen dhe sensibilizohen të rinjtë mbi rëndësinë e menaxhimit të duhur të mbetjeve dhe ndikimin që ky proces ka mbi shëndetin dhe ekosistemet. Vizitat synonin gjithashtu të nxisin angazhimin e nxënësve për të zbatuar praktikat e riciklimit në jetën e përditshme dhe për të ndarëmkëtë shprehi në komunitetet e tyre.

Rrjetëzimi