Eko Klubet mësojnë për ndryshimet klimatike dhe për format e avokimit mjedisor

EC Ma Ndryshe ka organizuar ligjëratën mbi ndryshimet klimatike dhe trajnimin mbi format e avokimit dhe lobimit mjedisor me eko klubet dhe këshillat e nxënësve të 12 shkollave të mesme të larta të Rajonit të Jugut (Prizren, Rahovec, Malishevë dhe Mamushë).


Gjatë këtyre dy aktiviteteve u shqyrtua se si veprimet e pakujdesshme të njeriut ndaj natyrës çojnë drejt ndryshimeve klimatike, dhe se si me idetë dhe aktivitetet inovative mund të ndikohet në parandalimin e degradimit mjedisor si dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.


Këto aktivitete përveç njohurive të reja dhe aktivizimit të nxënësve për të ofruar zgjidhje të ndryshme mbi këto çështje, po ashtu kontribuuan edhe në plotësimin e dokumenteve për planet shkollore të veprimit në mjedis.

Rrjetëzimi