Eko klubet e Rajonit të Jugut shikojnë dokumentarin dhe diskutojnë për mjedisin

EC Ma Ndryshe ka organizuar shfaqjen e një dokumentari mjedisor në "Kino Lumbardh" për 12 Eko – Klubet e Shkollave të Mesme të Rajonit të Jugut (Prizren, Rahovec, Malishevë dhe Mamushë). Ky aktivitet është pasuar me diskutim në mes anëtarëve të eko klubeve mbi çështjet mjedisore të trajtuara në dokumentar.

Gjatë këtij aktiviteti u shqyrtua se si veprimet tona të pakujdesshme ndaj natyrës çojnë drejt degradimit të planetit, ta bëjnë atë të pabanueshëm për miliona njerëz dhe si do të sjellin shkatërrimin e popullatave të biodiversitetit.

Ky aktivitet përveç njohurive të reja dhe aktivizimit të nxënësve për të ofruar zgjidhje të ndryshme mbi këto çështje, po ashtu kontribuoi edhe për shoqërimin e tyre duke ndarë mes vete përvojat për aktivitetet mjedisore që ata realizojnë në shkollat e tyre. 

Rrjetëzimi