Edhe një objekt rrënohet në Qendrën Historike të Prizrenit pa pëlqimin e autoriteteve të trashëgimisë kulturore


Një tjetër objekt brenda Qendrës Historike të Prizrenit është rrënuar pa u pajisur me pëlqimin nga autoritetet e trashëgimisë kulturore.
Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren përmes përgjigjes zyrtare më datë 15.10.2024 ka njoftuar se lidhur me rrënimin e një ndërtese në rrugën “Bujar Godeni”, “nuk ka pajisur me pëlqim këtë ndërhyrje në Qendrën Historike të Prizrenit”.
“Sot gjatë ditës punonjësit profesional të QRTK-së kanë identifikuar ndërhyrjen e paautorizuar me ç’rast përmes shkresës zyrtare me nr. 371, kanë njoftuar institucionet përkatëse në këtë rast Drejtorinë e Inspektorateve, Komuna e Prizrenit dhe Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore në MKRS”, thuhet në përgjigjen e QRTK-së.
Për hollësitë tjera lidhur me këtë çështje EC-i ka dërguar kërkesa për informata në drejtoritë e Komunës së Prizrenit dhe është në pritje të përgjigjeve të tyre