Edhe një monument i trashëgimisë kulturore dëmtohet nga zjarri

Objektet e mbrojtura të trashëgimisë kulturore brenda Qendrës Historike të Prizrenit vazhdojnë që të shkatërrohen, ndërkohë që institucionet përgjegjëse ende nuk kanë gjetur forma të përshtatshme për ruajtjen e tyre.

Të martën, një ndërtesë, që është aset i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme të MKRS-së, si pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike, Zonja Ndihmëtare, është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të pasqaruara nga organet e emergjencave dhe të sigurisë. Objekti kohë më parë, nga pushteti lokal i Prizrenit i është dhënë në shfrytëzim Kishës Katolike të Kosovës. Lexo reagimin.

Rrjetëzimi