EC vazhdon të kontribuojë me intervenime të gjelbra

EC Ma Ndryshe ka intervenuar me mbjellje në këndin e lojërave të lagjes “Bajraktar” në Komunën e Junikut. Pjesë e këtij aksioni bashkë me stafin e EC-it kanë qenë kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Inspeksionit, z. Demokrat Ganijaj dhe banorët e lagjes, të cilët kanë ndihmuar gjatë procesit të mbjelljes së fidaneve.
Ky intervenim është iniciuar pas takimeve të rregullta të mbajtura nga EC me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe atë të Urbanizmit. Kjo hapësirë më herët ka qenë një deponi mbeturinash e cila është pastruar nga ana e komunës, dhe më vonë është ndërtuar një kënd i vogël lojrash.
Nga ana e komunës pos mirëmbajtjes së fidaneve, ditët në vijim do të intervenohet edhe me ulëse, duke e shndërruar këtë hapësirë në një vend atraktiv e të shfrytëzueshëm, ku do të kenë mundësinë të socializohen të gjitha grupmoshat.
Aktivizimi i qytetarëve në mbrojtje të mjedisit dhe shtimi i hapësirave publike janë aktivitete të cilat realizohen vazhdimisht nga EC, andaj edhe më tutje varësisht edhe nga kërkesat e komunitetit, aktivitete të natyrës së ngjashme do të realizohen përsëri.

Rrjetëzimi