EC vazhdon serinë e takimeve

EC Ma Ndryshe gjatë muajit qershor ka vazhduar realizimin e takimeve me institucionet dhe OJQ-të, përfshirë me Kryesuesen e Kuvendit të Komunës së Prizren, OJQ-në “HandiKos” dhe Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim "Nënë Tereza" në Prizren.


Në këto takime, përveç diskutimit mbi nevojat dhe sfidat aktuale, u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm. Formimi i Komitetit për Kartën e Qytetit ishte temë diskutimi me znj. Antigona Bytyqi, Kryesuesen e Kuvendit të Komunës në Prizren, me ç’rast ka pasur dakordim që në seancën e ardhshme të Kuvendit të iniciohet procedura për formimin këtij komiteti.


Ndërsa znj. Merita Shala nga “Handikosi” theksoi problemet e shumta me të cilat ballafaqohen Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Prizrenit, duke vënë theksin në barrierat fizike që janë pengesë e përditshme për këtë kategori të shoqërisë. Drejtori i Qendrës Burimore z. Yrmet Shabani shprehu mirënjohjen për përfshirjen e nxënësve të kësaj qendre në njërën nga Shkollat e Aktivizmit të organizuara nga EC dhe njëkohësisht shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar për realizimin e aktiviteteve tjera së bashku me Qendrën.

Rrjetëzimi