EC vazhdon serinë e takimeve
EC Ma Ndryshe gjatë kësaj jave ka vazhduar realizimin e takimeve me institucionet dhe OJQ-të, duke filluar me Komunën e Klinës, ku janë zhvilluar diskutime me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe me përfaqësues të OJQ-së “HandiKos”. Më tutje në Komunën e Junikut takimi është realizuar me përfaqësues të Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis si dhe të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Inspeksion.
Në këto takime, përveç diskutimit mbi nevojat dhe sfidat aktuale, u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, ku nga EC-i u ofrua mundësia për të promovuar dhe shpërndarë metodologjinë e punës me bazë në komunitet, planifikim dhe zbatim të projekteve me pjesëmarrje, realizim të projekteve për promovimin të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.