EC vazhdon me sesionin e prezantimeve në shkollat e mesme të Kosovës
EC ka vazhduar të mbajë sesionet e prezantimeve në shkollat e mesme të Kosovës, pjesë e projektit “AktRural (RuralAct) – aktivizmi i të rinjve në zonat rurale të Kosovës”. Prezantimet informuese janë mbajtur gjatë muajit dhjetor në shkollat e mesme të regjionit të Ferizajit, Shtimes dhe Kaçanikut kurse në janar do të vazhdohet me Gjilanin, Vitinë, Kamenicën dhe Shtërpcën.
Prezantimet synojnë informimin e nxënësve lidhur me aktivitetet dhe qëllimin e projektit, si dhe moduleve, trajnimeve dhe nismave të aktivizmit të të rinjve në zonat rurale të Kosovës. Gjatë këtyre ligjëratave nxënësit pjesëmarrës janë njoftuar lidhur me procedurën e aplikimit për të qenë pjesëmarrës në Shkollën për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet përmes së cilës do të mund t’i realizojnë idetë e tyre për të kontribuar në komunitet.
Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."