EC vazhdon kontributin për hapësira të gjelbra
Aksioni i mbjelljes së druve dekorativë ka vazhduar në 4 hapësira publike në Prizren, saktësisht në lagjen Lakuriq pëgjatë rrugëve “Hadi Kantraxhiu” dhe “Petrit Bytyqi”, përgjatë rrugës "Rifat Dina" në Lagjen Bazhdarhane dhe në Sheshin Komandant Drini.
Ky aktivitet ndër të tjera ka për qëllim që këto drunj të shërbejnë edhe si pengesa që parandalojnë uzurpimin e hapësirave publike nga automjetet e parkuara.
Përderisa qytetet vazhdimisht po bëhen më të dendura dhe shqetësimi për ndikimin e ndryshimeve klimatike rritet, një përqendrim më i madh duhet të vendoset tek ndërtimi i hapësirave të gjelbra si dhe potenciali i tyre për qëndrueshmëri brenda vendbanimeve tona.