EC vazhdon intervenimet e gjelbra në komunën e Dragashit
EC Ma Ndryshe ka intervenuar me mbjellje edhe në dy hapësira në Komunën e Dragashit, respektivisht, në oborrin e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” dhe në oborrin e QKMF-së “Adem Berisha”. Në këto hapësira janë mbjellur lloje të ndryshme të drunjëve si: Bli, Shkozë, Panjë norvegjeze, Mështeknë, Kumbull japoneze dhe disa lloje të pishave.
Gjatë këtyre aktiviteteve prezentë përveç stafit të EC-it, ishin edhe përfaqësues nga Komuna e Dragashit, ata nga Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” dhe qytetarë, të cilët edhe ndihmuan në procesin e mbjelljes së fidaneve.
Shtimi i gjelbërimit në hapësira publike është njëra nga masat që lehtëson shumë sfida mjedisore, pasi ndikon në mirëqenien e komunitetit me dobi të shumta.
Ky intervenim është realizuar pas takimeve të rregullta që EC-i ka mbajtur me përfaqësues të Komunës dhe të shkollës në fjalë. Aktivitete të tilla të realizohen edhe në të ardhmen nga ana e EC-it, bazuar në kërkesat dhe nevojat e komunitetit.